TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Është gjetur trupi i pajetë i një 53 vjeçarje në plazhin e Durrësit.
Viktima me iniciale A. L., nga Tirana, është zbuluar nga kalimtarë të rastit në zonën Iliria.
Trupi saj është dërguar në morgun e spitalit të Durrësit për autopsi.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 11:20, në lagjen nr .13, është gjetur në det, trupi i pajetë i shtetases A. L., 53 vjeçe, banuese në Tiranë, e cila dyshohet se është mbytur aksidentalisht në det. Nga këqyrja paraprake e trupit të 53-vjeçares nuk janë konstatuar shenja dhune.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.