AKTUALITET, 13 Nëntor 2023, 13:22

Avokatët e Malltezit dorëzojnë shkresën e ankimimit për heqjen e masës së sigurisë

Avokatët e Malltezit dorëzojnë shkresën e ankimimit për

Avokatët e Jamarbër Malltezit kanë dorëzuar në Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar shtesën e ankimimit për revokimin e masës së sigurisë.

Dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha ndodhet prapa hekura pasi po hetohet për çështjen Partizani.

Ndërkohë GJKKO në seancën e datës 8 nëntor rrëzoi kërkesën e Jamarbër Malltezit për shuarjen e masave të sigurisë.

“Rrëzimin e kërkesës së kërkuesit/personit nën hetim Jamarbër Malltezi, me objekt: “Konstatimi i humbjes së fuqisë së masës shtrënguese “arrest në burg” të caktuar sipas vendimit nr. 112, datë 20.10.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj Prof. Dr.Jamarbër Malltezi.”, si të pabazuar në ligj”, thuhet në vendim.