TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Opozita ka bllokuar mbledhjen e Komisionit të Sigurisë ku do të raportonte drejtoresha e SHISH, Vlora Hyseni.
Partia Socialiste është detyruar të ndërpresë mbledhjen dhe ta zhvendosë online.
Nënkryetari Flamur Noka u ul në karrigen e kryetarit të Komisionit të Sigurisë, duke i zënë vendin Nasip Naços, i cili qëndronte në këmbë.
Ai iu kërkoi deputetëve që t’i lejonin të zhvillonin mbledhjen për raportimin e kryetares së SHISH, Vlora Hyseni.
“Do ju lutesha në mënyrë demokratike do na lejoni ta zhvillojmë mbledhjen”, tha Nasip Naço.
Por Gazment Bardhi, u shpreh se: “Nëse drejtoresha do të vijë të raportojnë për vjedhjen e të dhënave të TIMS për të cilat ne kemi kërkuar Komision Hetimor.”
“Ne do të vijojmë online, ju shkoftë mbarë”, u drejtohet kryetari i Nasip Naço deputetëve të opozitës.
“Online janë edhe të dhënat e TIMS që vodhët. Ju po shkelni rregulloren”, u përgjigj Gazment Bardhi.