TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Deputetja e Partisë Demokratike, Merita Bakiu ka dalë në një konferencë për shtyp, ku foli në lidhje me financimin që qeveria do të bëjë për arsimin, sipas projekt-buxhetit të vitit 2024.
Sipas saj financimi prej 2.3%, është më i ulëti në të gjithë historinë e arsimit shqiptar jo vetëm në tranzicion por më i ulëti për shumë e shumë vite.
“Financimi prej 2.3%, është më i ulëti në të gjithë historinë e arsimit shqiptar jo vetëm në tranzicion por më i ulëti për shumë e shumë vite.
Kjo tregon fare qartë se këtij sektori me rëndësi jetike, i kushtohet shumë pak vëmendje prej qeverisë” tha Bakiu.
Deputetja shtoi se edhe pse rrogat e mësuesve janë më të ulëtat në Rajon, në këtë projekt – buxhet nuk ka asnjë parashikim për rritjen e pagave.
Ajo shton se edhe pse po mbushen 4 vite nga tërmeti, ka ende dhjetëra shkolla që janë shkatërruar dhe askush nuk ka një afat se kur do të përfundojnë.
“Po mbushen 4 vite prej rënies së tërmetit dhe ende shkollat janë të shkatërruara dhe askush nuk ka një afat se kur përfundojnë..
Vetëm në Durrës ka ende 14 shkolla pa u rindërtuar, në Tiranë 6 e kështu me radhë” shprehet deputetja e PD.
DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE TË SHQIPËRISË, DEPUTETJA DHE ANËTARJA E KRYESISË, MERITA BAKIU
Të nderuar qytetarë.
Si në çdo vit, qeveria edhe kësaj radhe nuk zhgënjeu me shifrat e ulëta, mungesë fondesh e mbi të gjitha mungesë vëmendje, rëndësie e përgjegjshmëri, sa i takon parashikimeve që ka sjellë në lidhje me projekt-buxhetin, në sektorin e arsimit.
Sikundër pritej, nuk shkon më shumë se 2.3% të Prodhimit të Përgjithshëm Bruto (PPB), shumë larg zotimit të shumicës aktuale, e cila, në programin e saj qeverisës të vitit 2013-2017, miratuar në parlament, deklaronte se sektorit të arsimit, do ti shkonte një financim prej 5% të PPB.
Financimi prej 2.3%, është më i ulëti në të gjithë historinë e arsimit shqiptar jo vetëm në tranzicion por më i ulëti për shumë e shumë vite.
Kjo tregon fare qartë se këtij sektori me rëndësi jetike, i kushtohet shumë pak vëmendje prej qeverisë.
Projekt-buxheti i vitit 2024, nuk ka asnjë parashikim për rritjen e pagave të mësuesve, të cilat janë më të ulëtat në rajon.
Prej vitit 2013 e në vijim mësuesit nuk marrin asnjë shpërblim në fund të vitit dhe ky projekt-buxhet ja mohon sërish këtë të drejtë e detyrim ligjor për mësuesit.
Projekt-buxheti nuk ka asnjë zë për pagesë vështirësie për mësuesit që punojnë me klasa kolektive, larg vendbanimit të tyre, për bonuse financiare në bazë të perfomancës, kualifikimeve dhe punës së mësuesve.
Po mbushen 4 vite prej rënies së tërmetit dhe ende shkollat janë të shkatërruara dhe askush nuk ka një afat se kur përfundojnë.
Vetëm në Durrës ka ende 14 shkolla pa u rindërtuar, në Tiranë 6 e kështu me radhë.
Premtimet për digjitalizim të arsimit dhe pajisjen e nxënësve dhe mësuesve me tableta, u harruan dhe ky projekt buxhet as që i kujton.
MAS shpenzon shumë pak për trajnimin e mësuesve
Ndërsa në buxhetin e vitit vitin 2023 përcaktohej që: “Të realizohet trajnim çdo vit i mesatarisht 51% i mësuesve në Arsimin Bazë, në buxhetin e sjellë për vitin 2024, parashikohet: “Të realizohet trajnim çdo vit i mesatarisht 37.9% i mësuesve në Arsimin Bazë”, pra 13.2%, më pak mësues të trajnuar në vitin 2024.
Po ashtu edhe numri i psikologëve dhe punonjës social të trajnuar shënon rënie në projekt-buxhetin e vitit 2024,
Ndërsa qytete dhe fshatra të tërrë, po shpopullohen, prej politikave të qeverisë, ne rrisim raportin nxënës-mësues, nga 11.4 që ishte në buxhetin e vitit 2023, në 11.8 në projekt-buxhetin e vitit 2024.
Buxheti për arsimin ka pësuar përsëri ulje për vitin 2024, pasi qeveria ka para për të paguar PPP -të korruptive por jo për të rritur buxhetin e arsimit këtë e tregojnë edhe shifrat e projekt -buxhetit në zërat për
Arsimin bazë kemi 130 milionë lekë më pak.
Arsimin e mesëm 100 milionë lekë më pak
Dhe këtë here qeveria tregoi se nuk e ka arsimin sektor prioritar.