TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ish-kryetari i Bashkisë së Fierit, Baftjar Zeqaj ka qëndruar për disa minuta mesditën e sotme në ambientet e Prokurorisë së Posaçme.
Arsyet se pse Zeqaj është thirrur në SPAK, ende nuk janë bërë të ditura.
Teksa dilte nga godina e SPAK, Zeqaj nuk pranoi të prononcohej për mediat, por u shpreh vetëm duke thënë: Nuk ka lajm!
Kujtojmë që emri i tij doli në dosjen e SPAK që po heton Arben Ahmetajt për aferën e inceneratorëve.
Në deklaratën e atëhershme, Zeqaj shprehej se nuk ka firmosur asnjë tender, ndërsa sa i përket mesazheve të tij me Arben Ahmetajn, ku ky fundit i kërkonte të takohej me Mirel Mërtirin, ish-kryebashkiaku e mohoi.
Baftjar Zeqaj është pyetur nga gazetaret disa muaj me parë për përfshirjen e tij në çështjen e inceneratorit të Fierit, por ai është shprehur se ‘Ahmetajn se kishte mik, madje s’ka pirë as kafe me të”.
Në një mesazh të datës 13 shtator 2012, Arben Ahmetaj i kërkonte Baftjar Zeqos, asokohe kryetar i Bashkisë së Fierit një takim me të dhe me Mirel Mërtirin.
“I dashur, dua të ulemi këto ditë për kafe unë, ti dhe Klod Mërtiri,” citohet njëri prej mesazheve në dokumentet e Prokurorisë. Në 15 shtator, Arben Ahmetaj e ka përsëritur kërkesën për takim me Baftjar Zeqon dhe ka marrë një “OK” prej tij.