AKTUALITET, 16 Shtator 2022, 16:11

Ndarja nga jeta e Mbretëreshës Elizabeth II, ambasadori britanik: Thellësisht i prekur nga homazhet

Ndarja nga jeta e Mbretëreshës Elizabeth II, ambasadori britanik:
Foto nga homazhet në Ambasadën e Britanisë së Madhe, në Tiranë

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Tiranë, Alastair King-Smith, është shprehur se, është thellësisht i prekur nga homazhet që i janë bërë gjatë këtyre ditëve Mbretëreshës Elizabeta II.

Në një postim në Twitter, ambasadori britanik falënderon të gjithë “miqtë shqiptarë që qëndruan pranë popullit britanik në këto kohë të vështira.”

AMBASADA E BRITANISË NË TWITTER:

“Thellësisht i prekur nga homazhet që krerët e institucioneve shqiptare, komuniteti diplomatik, partnerët & miqtë tanë i kanë bërë këto ditë Mbretëreshës Elizabeta II.

Faleminderit të gjithë miqve shqiptarë që qëndruan pranë popullit britanik në këtë periudhë të vështirë.”