AKTUALITET, 16 Shtator 2022, 15:56

Balla dhe Alibeaj zbardhin takimin me Yuri Kim

Balla dhe Alibeaj zbardhin takimin me Yuri Kim
Foto nga takimet e ambasadores Kim me deputetët Balla dhe Alibeaj

Ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim, ka zhvilluar sot takime me kreun e grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla dhe deputetin e PD-së, Enkelejd Alibeaj.

Me anë të një postimi në Facebook, Alibeaj u shpreh: "Nisja e sezonit të ri parlamentar dhe sfidat e reja gjatë kësaj periudhe ishin në qendër të bisedës. Disa nga çështjet kryesore ishin përmirësimi i legjislacionit në fuqi, reforma administrative - territoriale dhe ecuria e Grupit Parlamentar të PD-së".

Pas takimit me ambasadoren e SHBA, Balla përmes një postimi në rrjetet sociale u shpreh: "Ne do të vazhdojmë të punojmë ngushtësisht me Shtetet e Bashkuara dhe partnerët e tjerë edhe në përmirësimin e kuadrit ligjor për financimin e partive politike dhe fushatave zgjedhore. Rusia është e përfshirë prej kohësh në sulmet ndaj demokracisë në shumë vende përmes financimit të partive politike dhe aktorëve të tjerë."

--