TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Anëtarja e KPK, Etleda Çiftja e cila u shpall e pafajshme nga GJKKO pas dy akuzave të ngritura nga SPAK, ka folur për mediat dhe tha se duhet të kuptohet drejt që ajo nuk ka bërë asgjë të paligjshme.
“Do të vijoj detyrën time si anëtare e KPK pasi shumë kush e ka përdorur apo ka përfituar nga kjo çështje. Shumë kush është përpjekur që përmes kësaj çështje të dëmtojë reformën në drejtësi, e procesin e vetingut.
Por unë mendoj me vendimin e sotëm, shpresoj shume që ky vendim të publikohet i plotë me qellim që përgojimi i emrit tim prej një viti apo më shumë në media të kuptohet e qartë cila ka qenë historia e nëse Etleda Çoftja është falsifikatore apo deklaruese e rremë e pasurive të paligjshme. Asnjë herë. Kam pasur dy kontrolle e asnjë herë s’kam pasur probleme me pasurinë”, tha ajo.
Pyetje: SPAK ju mori të pandehur, SPAK nuk e do drejtësinë?
Anëtarja e KPK: Këtë nuk e them dot, SPAK ka bërë punën, por jam e bindur që kallëzuesit po.
GJKKO shpall të pafajshme anëtaren e KPK-së Etleda Çiftja