AKTUALITET, 23 Nëntor 2021, 09:23

Ndahet nga jeta artistja e njohur, Hueyda El Saied

Është ndarë nga jeta, artistja Huyeda El Saied, e cila mësohet se vuante nga një sëmundje e rëndë. 

46 vjeçarja është e njohur si balerinë, moderatore dhe piktore. 

Hueyda ka qenë një personazh shumë i dashur dhe karizmatik për të gjithë shqiptarët, duke marrë pjesë në shumë programe televizive dhe festivale të muzikës. 

Ajo jetonte sëbashku me partnerin dhe të birin, Gabriel, në Luksemburg.