AKTUALITET, 22 Nëntor 2021, 21:59

Akuzat për bashkëpunim me Ramën, Curri: Kryeministrin po e hyjnizojnë

Akuzat për bashkëpunim me Ramën, Curri: Kryeministrin po e

Analisti Arjan Curri thotë se akuzat që Berisha dhe Basha po i bëjnë njëri-tjetrit për bashkëpunim me Ramën, i vijnë për shtat këtij të fundit.

Në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Curri tha se e gjithë retorika e javëve të fundit thjesht përforcon imazhin e Ramës si politikan.  

"Duke hiperbolizuar ligësinë e Ramës, po e bëjnë tërheqës. Kaq i zoti na qenka Rama që sa herë që i do qejfi bën Berishën non grata? Ramës po i bëhet një lloj hyjnizimi. Po e bëjnë pikë referimi", tha Curri.