AKTUALITET, 22 Nëntor 2021, 21:32

Debati/ Sejamini: Nuk folët kur Basha humbi, u zgjuat tani! Noka: Luli më tha që 80% e demokratëve mbështesin Berishën!

Debati/ Sejamini: Nuk folët kur Basha humbi, u zgjuat tani! Noka: Luli
Flamur Noka dhe Neritan Sejamini në "Të Paekspozuarit"

Në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, është diskutuar situata në Partinë Demokratike dhe përplasja mes Bashës dhe Berishës. 

Në studio ka patur një debat mes analistit Neritan Sejamini dhe deputetit të PD-së, Flamur Noka, për lëvizjen e Berishës vetëm pasi ai u përjashtu nga grupi parlamentar. Sejamini tha se në PD nuk do të ndodhte asnjë lëvije, nëse Basha nuk do ta kishte përjashtuar ish kryeministrin, ndaj lëvizja e sotme është e pasinqertë. 

Ndërsa Flamur Noka, e pranoi se lëvizja është e vonuar por tha "më mirë vonë se kurrë". Ai gjithashtu deklaroi se 80% e demokratëve mbështesin Berishën dhe se këtë gjë, atij ia ka konfirmuar edhe vetë Lulzim Basha. 

Debati në studio: 

Neritan Sejamini: Ju keni votuar në masë për Lulzim Bashën. Qytetarët panë humbjen e PD dhe lehtësinë me të cilën ju nuk bëtë asnjë analizë, bëtë zgjedhje direkt,nuk lejuat garën. Të gjtihë qëndruat me zotin Basha dhe befas fillon kjo lëvizje, që nuk është e sinqertë, nëse nuk thoni ne e kishim gabim, por u zgjuam. Por të thoni se keni patur këtë qëndrim dhe ishit të vetëdijshëm dhe do të fillonit lëvizje, këtë nuk e besojnë njerëzit.

Flamur Noka: Gabimet dhe fajet i kemi marrë përsipër. E kam thënë, edhe për Agron Shehaj, që ishte politikan i ri, pa mbështetje shumë të madhe, por ne pranojmë gabimet. Pranojmë se jemi vonë. Por, dy njerëz në Shqipëri nuk bëjnë gabime, Edi Rama dhe Lulzim Basha, këta nuk pranojnë se kanë bërë gabime. Berisha i pranon gabimet! Basha nuk na solli në pushtet. 80% e demokratëve mbështesin Berishën, e di dhe Luli, ma ka konfirmuar. Ky me këtë vendim goditi 80% të partisë. Duam apo nuk duam, njeriu që ka mbështetjen më të madhe në parti nga e gjithë kupola, është Sali Berisha.

Arjan Curri: Përse nuk i doli para Berisha, Bashës, të kandidonte në korrik?

Flamur Noka: Më mirë vonë se kurrë. Ishte vendim për të likujduar opozitën. Nuk mund të thuash që opozita është Luli me tre-katër staf që ai ka.