AKTUALITET, 23 Nëntor 2021, 09:16

Lulzim Basha reagon për aksidentin e autobusit në Bullgari: I shokuar nga tragjedia e tmerrshme

Lulzim Basha reagon për aksidentin e autobusit në Bullgari: I shokuar

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka reaguar pas tragjedisë me 45 viktima në Bullgari ku dyshohet se një pjesë e tyre ishin shqiptarë nga Maqedonia e Veriut.

Basha shkruan në rrjetet sociale se është i shokuar nga kjo ngjarje e tmerrshme me jetën e kaq shumë jetëve mes tyre dhe bashkëkombas tanë dhe të mitur.

“I shokuar nga tragjedia e tmerrshme në Bullgari që shkaktoi humbjen e kaq shumë jetëve të pasagjerëve, përfshirë shumë bashkombas tanë e mes tyre shumë të mitur.

Ngushëllimet më të ndjera familjeve të viktimave. Zoti ju dhënë forcë në përballimin e kësaj dhimbje të tmerrshme”, shkruan Basha.