AKTUALITET, 22 Nëntor 2021, 22:23

Flamur Noka: Yuri Kimit i kanë "tërhequr veshin" në Departamentin e Shtetit!

Flamur Noka: Yuri Kimit i kanë "tërhequr veshin" në
Në foto: Yuri Kim dhe Flamur Noka

Flamur Noka, deputet i Partisë Demokratike, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka deklaruar se ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim, ka tejkaluar misionin e saj si diplomate dhe se, sipas informacioneve që disponon ai, ambasadores "i është tërhequr veshi" nga Departamenti i Shtetit. 

Flamur Noka: Ka një gjë, nuk është parë kund që një ambasadore të përzihet në punët e brendshme të një partie politike. Nuk përzihen ambasadorët asgjëkundi. Kjo është shumë e rëndë, kapërcim i të gjithë kornizave të një diplomati. Berisha është në të drejtën e tij këtu. Zonjës i është tërhequr veshi nga Departamenti i Shtetit, kam informacione për këtë. 
A e patë sondazhin si ka ndryshuar besueshmëria e shqiptarëve, më shumë te BE, sesa të SHBA? Kjo është këmbanë alarmi për DASH, sepse tregon që duhet dikush të mbajë përgjegjësi për lojën e keqe që është bërë këtu, sepse shqiptarët janë pro amerikanë.

Neritan Sejamini: Është një traditë, ka ndodhur edhe më parë. Ka patur ambasadorë që emëronin ministra apo hiqnin ministra. Roli i ambasadorëve të SHBA, ka qenë shumë aktiv. Politikanët shqiptarë e kundërshtojnë kur nuk i pëlqen dhe e aprovojnë kur i pëlqen. Ky sondazh që vituat, e kam bërë unë, por nuk ka pyetur a e besojnë amabsadoren, por ka pyetur në rast se do të kishte një konflikt SHBA-BE, me kë do të ishit.