TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Flamur Noka, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka zbuluar se Lulzim Basha u ka dërguar formularë antarëve të Kuvendit Kombëtar të PD-së, për të marrë firmat e tyre, për të konfirmuar pjesëmarrjen në Kuvendin e datës 18 dhjetor, që është thirrur nga Basha dhe kryesia e partisë.
Formulari (foto më poshtë), u kërkon të dhënat personale këtyre anëtarëve, që të firmosin, se janë vënë në dijeni për rendin e ditës së Kuvendit të Bashës dhe se do të marrin pjesë në këtë Kuvend.
Kjo lëvizje e Bashës, ka nisur për të rivalizuar mbledhjen masive të firmave nga Sali Berisha.
Ky vendim pritet të prodhojë një situatë mjaft qesharake në PD, ku palët do të zihen me formularët, që rrezikojnë të jenë më shumë sesa anëtarë ka Partia Demokratike në total.
"Formulari është bërë në zyrat e qeverisë dhe ky i ka vendosur vetëm logon", deklaroi Flamur Noka, që shtoi se formulari përmban edhe opsionin për të shënuar "personin përgjegjës", duke e krahasuar me patronazhistët e mazhorancës.
Formulari i Lulzim Bashës:
