TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, ka bërë një deklaratë të fortë duke thënë se ai përgjohet nga Shërbimet Sekrete të brendshme dhe të huaja.
Meta e bërë këtë deklaratë në televizionin Syri.
“Isha në avion dhe telefonova Ruçin, për anulimin e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit. S’kisha kohë për takim të gjerë shumë palësh dhe mendova të flas vetë me Ruçin. Sigurisht s’ja thash të gjitha se telefonat tanë përgjohen. Nga të gjithë përgjohen, të brendshëm dhe të huaj. Por unë se kam problemin me këtë. Jam krenar se s’kam gjë për të fshehur” – deklaroi Meta mes të tjerash.
Nëse kjo që ka deklaruar Ilir Meta është e vërtetë, kemi të bëjmë me një ngjarje mjaft të rëndë, që Presidenti i Republikës të jetë nën përgjim.