AKTUALITET, 13 Mars 2022, 17:54

Lulzim Basha vazhdon avazin: Zgjidhja është proces…

Lulzim Basha vazhdon avazin: Zgjidhja është proces…

Lulzim Basha vazhdon ta refuzojë dorëheqjen si kryetar i Partisë Demokratike, pavarësisht se edhe sot gjatë mbledhjes së Kolegjit të Kryetarëve në selinë blu, ai ripërsëriti se është në dispozicion të zgjidhjes së krizës ku ndodhet sot PD, por nuk ka pranuar që kjo situatë ka ardhur prej gabimeve.

Sipas tij, situata aktuale ka ardhur si pasojë e vendimit të 9 shtatorit, kur ai me një vendim personal largoi ish-kryeministrin Sali Berisha nga Grupi Parlamentar i PD. 

Basha:  Kam përsëritur para deputetëve atë që u kam thënë ju në takimin e fundit se jam në dispozicion të zgjidhjes. Zgjidhja është një proces.

Këtu nuk ndodhemi prej gabimeve, por për shkak të vendimit të 9 shtatorit. Grupi i qëndroi vendimit të 9 shtatorit. E kuptojmë se nuk kemi shans me një “non-grata”.

Ajo që na vlen sot është një diskutim me përgjegjësi i Kolegjit të Kryetarëve pasi ky kolegj mban peshën më të madhe. Sfida është si ti bëjmë bashkë këto tri pjesë.

9 shtatorin nuk e zhbëjnë dot nëse nuk duam të zhbëjnë PD-në. Duhet të tregojmë mençuri të bashkojmë PD, që të arrijmë sukses elektoral.

Situata është eksplozive dhe detyra jonë është të jemi një orë e më parë në shërbim të njerëzve. Unë në shërbim të zgjidhjes kam vënë në dispozicion gjithçka.