AKTUALITET, 14 Qershor 2024, 20:57

Balla publikon pamje nga zjarri në Shkodër: Forcat e Armatosura do të ndërhyjnë nga ajri përmes helikopterit

Balla publikon pamje nga zjarri në Shkodër: Forcat e Armatosura do

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka publikuar pamjet e zjarri të rënë në tregun e rrobave të përdorura në Shkodër.

Zjarri ka qenë i përmasave të mëdha, ndërsa sic shihet edhe në video pamjet janë apokaliptike.

Balla thotë se në ndihmë për të shuar zjarrin e madh kanë mbërritur edhe forca zjarrfikëse nga bashkitë fqinje, ndërsa Forcat e Armatosura ndërhynë nga ajri me helikopter.

“Shërbimet zjarrfikëse po punojnë për fikjen e një zjarri tepër të madh në lagjen Qafhardhi. Policia e Shtetit ka evakuuar banorët e banesave në zonën përreth, ndërsa një numër i madh zjarrfikësish nga bashkitë fqinje po mbërrin për tu ardhur në ndihmë djemve të MKZSH Shkodër. Forcat e Armatosura do të ndërhyjnë nga ajri përmes helikopterit”, shkruan ministri Balla.