TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje të reja në lidhje me kapjen e 3.4 milionë eurove të fshehura në automjetet të tipit “Toyota Yaris” në vitin 2018.
Sipas saj, pak kohë pas kapjes së kësaj shumë parash, në Shqipëri ka mbërritur një biznesmen gjerman, i cili ka deklaruar se paratë janë të tijat dhe se do të investonte në Shqipëri, duke ndërtuar resorte.
Lala thotë se për këtë deklaratë, Prokuroria shqiptare nuk ka bërë asnjë verifikim, pasi siç shprehet ajo ky biznesmen nuk kishte mundësi financiare për të investuar sasi kaq të mëdha parash.
“Në Shqipëri mbërriti një biznesmen gjerman, në 13 mars 2019, ka shkuar pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe ka deklaruar se “unë jam pronari i këtyre parave”. Karlo Rizato në 13 mars 2019 ka hyrë në territorin shqiptar, ka qëndruar vetëm një ditë këtu dhe ka deklaruar para prokurorëve shqiptarë se “jam unë pronari”. Ai thoshte që “do të investoja në biznes në Shqipëri. Në bregdetin e Semanit do të bëja disa resorte turistike”.
Ajo që më mua më shqetëson edhe sot si prokuroria shqiptare dhe dy prokurorë që janë aktualisht sot në SPAK mbyllën sytë përballë një dosje kaq të rëndësishme, sepse nuk morën as mundimin dhe nuk bënë përpjekjen që dëshmia e biznesmenit Rizato ishte ose jo e saktë. Ai ka thënë se kam shumë vite që i mbaja kesh në shtëpinë time.
Ka interferenca politike dhe palët po e përdorin për interesa politika. Mund të bëhej zhurmë e madhe dhe mund të ndërhyhej në momentin kur kjo dosje po shkohej drejt pushimit.
Që në momentin që Prokuroria hoqi grupin e strukturor kriminal, që në atë moment mund të ishte reaguar. Sepse këta njerëzit që qëndruan ca në burg dhe ca në arrati janë vetëm një segment i asaj gjësë së madhe që ndodh në raste të tilla. Karlo Riza deklaroi se paratë janë të miat. Prokuroria shqiptare nuk bëri as verifikimin më të vogël për të parë, nëse ky zotëria ka kapacitete financiare. Ne arritëm të zbulonim që kompania ku ai ishte administrator kishte kapital minimal dhe nuk kishte dot mundësi financiare për të dhënë një shumë kaq të madhe.
Ajo që ishte shumë e rëndësishme është se ai kishte vetëm një muaj që ishte bërë administrator. Drejtësia shqiptare nuk ka thënë nga rrodhën këto para. Cili ishin roli i personave që ishin arrestuar. Është dënuar vetëm një person, për mos deklarim të të hollave”, tha Lala në emisionin “Opinion”.