AKTUALITET, 6 Dhjetor 2021, 22:30

Bejko: Sali Berisha nuk mund të jetë garant për demokracinë

Bejko: Sali Berisha nuk mund të jetë garant për demokracinë

Roland Bejko thotë se rikthimi i Sali Berishës në krye të PD-së nuk është garanci për demokracinë. Në emisionin “Të Pakespozuarit”, Bejko tha se ato që propagandon tani, Berisha i harron sapo të marrë pushtetin.

"Berisha tha të kthejmë dinjitetin. Nëse kthehet si kryetar PD-je akoma më agresiv seç ka qenë, me këtë non grata. Si mund të ecë demokraci shqiptare kur kthehet një njeri nga pensioni pasi u largua me 1 milion vota. U duk sikur do luftonte berishizmin pasi erdhi me disa propozime të reja.

Por, Berisha atë që e thotë do ta zhdukë sapo ta marrë partinë. Sajon armikun për të elektrizuar masën. Sajoi Sorosin, pastaj Bashën si peng-kryetar. Sali Berisha nuk mund të jetë garant për demokracinë", tha Bejko.

Poll