AKTUALITET, 6 Dhjetor 2021, 21:30

Qëlloi me armë zjarri 47-vjeçarin, arrestohet autori

Qëlloi me armë zjarri 47-vjeçarin, arrestohet autori

Policia ka arrestuar personin që plagosi me armë zjarri 47-vjeçarin Gëzim Ndrezaj në Theth, më 26 shtator të këtij viti.

Mësohet se në pranga ka rënë në Klisman Çuni, banues në Theth. Ndaj Çunit, Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër, ka vendosur masën e sigurisë “arrest në burg” për veprën penale “plagosje e rëndë me dashje e armëmbajtje pa leje”.

Ndrezaj punonte si murator dhe dyshohet se konflikti mes tij dhe autorit ka ndodhur për prishje pazari.