AKTUALITET, 6 Dhjetor 2021, 22:05

"E gjejnë fatin te b*** e Saliut"/ Shpërthen Andi Bushati: Si ka mundësi pas 30 vitesh Berisha ka shumicën absolute në parti?!

"E gjejnë fatin te b*** e Saliut"/ Shpërthen Andi Bushati:

Analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka folur për zhvillimet në Partinë Demokratike dhe luftën Basha-Berisha. 

Bushati shprehu habi se si 30 vite pas vendosjes së pluralizmit, Sali Berisha ka ende mbështetje absolute në PD. 

"Si ka mundësi pas 30 vitesh, Berisha ka ngritur një kult, që i shkojnë mbrapa? Ajo është parti e Saliut. Basha, e kam kritikuar shumë pse nuk ndahet nga Saliu, por paska qenë i zgjuar që ka ndejtur pas pantallonave të Saliut, sepse në atë parti nuk bën dot pa i thënë amin Saliut. Ata edhe po ti thotë Saliu, do t’ju çojë në mars, ata e votojnë Saliun. Nuk mund të gënjejmë të themi që Basha ka partinë", tha Bushati. 

Në studio ka patur dhe një debat mes tij dhe opinionistit Vehap Kola. 

Andi Bushati: Sali Berisha nuk i ka bërë për parime këto, por për by*** e vet. Por si shpjegohet që pjesa më e madhe e PD, e gjet fatin te by*** e Saliut?

Vehap Kola: Ajo që them unë ka një provë. Ty nuk të intereson moraliteti i asaj që bën Berisha.

Andi Bushati: Më intereson shumë. Unë po them hajde flasim për moralitetin, por që është shumicë dërrmuese ai, këtë e mbyllim. Saliu e nis për interesa personale, Saliu është non-grata. Saliu ka thënë mbi 10 gënjeshtra për Lul Bashën. Këto janë të vërteta, por me të gjtihë këto ai ka ushtrinë nga mbrapa.

Vehap Kola: Jo, jo, mos shkojmë aty. Nëse Basha kishte për qëllim të përçante PD, Berisha kishte në dorë të thoshte PD-në nuk e prish. Njerëzit e Berishës ishin në kryesi, në bazë, kishte rol. Dilte në mënyrë formale, pranonte distancimin dhe i prishte planin Bashës.

Andi Bushati: Demokratët midis interesit personal të Bashës dhe Berishës, kanë zgjedhur me shumicë dërrmuese interesin personal të Berishës!

Poll

"E gjejnë fatin te b*** e Saliut"/ Shpërthen Andi Bushati:

"E gjejnë fatin te b*** e Saliut"/ Shpërthen Andi Bushati:

"E gjejnë fatin te b*** e Saliut"/ Shpërthen Andi Bushati:

"E gjejnë fatin te b*** e Saliut"/ Shpërthen Andi Bushati: