TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

"Kuvendi i 11 Dhjetorit është i duhuri për t’i dhënë Partisë Demokratike vitalitetin që i ka munguar sidomos pas humbjes së zgjedhjeve të 25 prillit".
I ftuar në ‘Radari Informativ’, analisti Besnik Mustafaj u shpreh në këto muaj ka ndodhur një diferencim i qartë mes gjuhës së përdorur nga ‘foltorja’ dhe diskursit të ndjekur nga Lulzim Basha dhe kryesia e PD.
Sipas Mustafaj, Berisha nuk e ka nisur ‘foltoren’ për qëllimet e tij personale, pasi çfarëdolloj posti të ketë Berisha në PD, nuk përbën asnjë lloj mbrojtje në betejën e tij me SHBA.
Mustafaj: Gjuha e përdorur nga Basha dhe kryesia, në asnjë moment nuk ka guxuar të futet në terrenin e politikës. Ndërkohë që kriza është politike.
Pati kohë, nga maji në shtator, bëri disa veprime si çelja e gjyqit për të treguar se çështja është mes tij dhe DASH dhe do ta zgjidhë në mënyrë individuale. Nuk i ka përzier, nuk ka kërkuar mandate, apo mbrojtje nga foltorja apo demokratët.
Por cili do të ishte i duhuri për PDnë pas mbajtjes së dy kuvendeve, Basha apo Berisha? Analisti thotë se në këto kushte, Berisha është zgjidhje më e mirë.
Mustafaj: Berisha nuk është zgjidhja më e mirë, por e ka zgjuar PD. E ka vitalizuar bazën e saj që ishte në depresion. Përballë Bashës është zgjidhje më e mirë në këtë moment. Duhet mbështet ky Kuvend pa dilema.
Pyetjes se, cili do ishte skenari më i mirë për PD-në pas 11 dhjetorit, Mustafaj iu përgjigj se PD të bëjë të gjitha ndryshimet jetike për ta hapur partinë.
Mustafaj: Skenari më i mirë pas 11 dhjetorit është që PD të bëjë të gjitha ndryshimet jetike për ta hapur PD, ndryshime statutore. Berisha më duket i gatshëm t’i bëjë. Bëhen të gjitha ndryshimet, të votohen, të fitojë fuqi statuti, të hapet fushata për zgjedhjen e kryetarit të ri. Një fushatë e tipit amerikan. Për gjashtë muaj të gjithë kandidatët të bëjnë të mundshëm që të rreshtohen pas atij që fiton. Në fund ai që fiton të drejtojë PD drejt betejës së radhës elektorale.