AKTUALITET, 29 Shtator 2022, 22:00

Arjan Çani pyet Neritan Cekën: Profesor, në çfarë epoke zhvillimi jemi ne si popull? (përgjigja epike)

Arjan Çani pyet Neritan Cekën: Profesor, në çfarë
Arjan Çani dhe Neritan Ceka

Arjan Çani, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka pyetur arkeologun Neritan Ceka, se në cilën epokë zhvillimi gjendet sot Shqipëria dhe populli shqiptar. 

Ceka deklaroi se jemi në epokën e hekurit, përpara se të vijë qytetërimi...

Pjesë nga biseda: 

Arjan Çani: Në çfarë stadi janë partitë politike në Shqipëri dhe shoqëria jonë? Në cilën epokë jemi ne?

Neritan Ceka: Në epokët e hekurit. Pas epokës së hekurit, vjen qytetërimi...

Arjan Çani: Pra nuk kemi hyrë në qytetërim. Po vendet rreth e rrotull, si Maqedonia dhe Mali i Zi?

Neritan Ceka: Janë në tranzicion, para nesh.

Arjan Çani: Profesor, çfarë është tamam epoka e hekurit? 

Neritan Ceka: Epoka e hekurit, është epoka patriarkale, me fise, çdo gjë është me klane. Quhet e hekurit, sepse forca dhe dhuna është mjeti kryesor që lëviz çdo gjë!