AKTUALITET, 29 Shtator 2022, 21:43

Berisha i ftoi në aleancë, flet kreu i Bashkimit të Sindikatave: Ne pranojmë çdo parti, përfshirë Edi Ramën!

Berisha i ftoi në aleancë, flet kreu i Bashkimit të Sindikatave:

Kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë, Gëzim Kalaja, ka folur për takimin e Sali Berishës me krerët e disa sindikatave dhe thirrjen e tij për tu bashkuar në grevë. 

Kalaja, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, tha se takimi ka qenë informues, pra për tu bërë me dije për strategjinë e PD-së, por shtoi se ata pranojnë çdo parti për bisedime, madje edhe Edi Ramën! 

Pjesë nga biseda: 

Gëzim Kalaja: Takimi me zotin Berisha ishte për të dëgjuar alternativat dhe strategjitë e PD, për daljen nga kriza dhe situata, që ka pushtuar Shqipërinë dhe vendet e tjera, për shkak të krizës energjitike, etj. Ishte një takim që e konsideroj shumë pozitiv.

Ylli Rakipi: Ju jeni në një bashkëpunim me liderin e opozitës, Berishën. Çfarë do të bëni konkretisht ju?

Gëzim Kalaja: Sindikatën mund ta thërrasë çdo forcë politike dhe ne nuk refuzojmë atë që na fton për bashkëpunim.

Ylli Rakipi: Mund t’ju ftojë edhe Edi Rama?

Gëzim Kalaja: Ne jemi të gatshëm të ulemi në tavolinën e bisedimeve. Ne kërkojmë mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Punës. Kryeministri të na dëgjojnë cfarë themi ne. As dëgjon dhe as nuk ka dialog.

Ylli Rakipi: Jo nuk dëgjon më ai. 

Neritan Sejamini: Sa është numri total në konfederatën tuaj?

Gëzim Kalaja: 55 mijë punonjës të vërtetuar.

Neritan Sejamini: Ka ndonjë sektor të mbipërfaqësuar?

Gëzim Kalaja: Po, është sindikata e minatorëve, e arsimit, ndërtimit.

Ylli Rakipi: Frymë sindikaliste nuk ka në Shqipëri.

Gëzim Kalaja: Ne kemi rritur pagat deri në 1.2 milionë të vjetra. Kemi ulur moshën e pensioneve për minatorët e shumë të tjera. Sindikata e minatorëve ka qenë në aktivitet të plotë 100%.

Neritan Sejamini: Nëse ju vendosni të bëni një grevë, për çfarëdolloj arsye, sa efikas jeni? Ju binden anëtarësia?

Ylli Rakipi: Po në vitet e qeverisjes së Ramës çfarë keni bërë?

Gëzim Kalaja: Kemi bllokuar rrugët, kur ishte problemi i furgonave. Shfletoni arkivat.

Ylli Rakipi: Unë di që ndonjë përpjekje serioze për të pasur sindikata, ka ndeshur me goditje të mëdha, që janë shembur. Unë e kam frikën, a do ti bëni dot?

Gëzim Kalaja: Greva dhe protesta është arma e fundit.