AKTUALITET, 29 Shtator 2022, 21:41

Yuri Kim flet për largimin e Gledis Nanos: Nuk e prisnim

Yuri Kim flet për largimin e Gledis Nanos: Nuk e prisnim

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim ka folur për largimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë Gledis Nano. Ajo ka vlerësuar punën e tij.

“Vleresimet per te ishin pohim fakti. E keni parë se ne shpesh bëjmë deklarata të tilla kur dikush me të cilin kemi punuar shumë mirë largohet nga detyra. Dhe është e vërtetë që ne e vlerësojmë Z. Nano.

Dhe bashkëpunimin e tij me ne. Ne mendonim se ai ishte një partner i mirë për ne kur drejtonte njësinë kundër terrorizmit. Dhe më pas kur ishte drejtor i policisë” – tha Yuri Kim.

“Nuk e prisnim të largohej” – tha ambasadorja në "Opinion"