TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar me zë nga burgu lidhur me vendimin e sotëm të SPAK, i cili e mori të pandehur.
Në një komunikim të drejtpërdrejtë me telefon me gazetarët nëpërmjet avokatit të tij, Meta deklaroi se mezi po pret të jetë në sallën e gjyqit.
“Askush nuk është paraqitur për të më shoqëruar për atje. Kam dhe hallin e avokatit tim që po humb kohen kot. Mezi po pres të shkoj, që në radhë të parë t’i uroj për 83 mandatet që i dhanë me taksforcën e tyre kundër opozitës.
Po njëkohësisht edhe me taksforcën e tyre për të mos vepruar kundër terroristëve elektoralë, Edi Ramës, në këmbim të mandatit që ata presin nga Edi Rama që të jenë të përhershëm. Këta nuk i kuptojnë krimet elektorale të Ramës, të inceneratorit.
Mezi po pres të jem në sallën e gjyqit, ku do jeni dhe ju, do ketë gazetarë ndërkombëtare dhe të shikoni ato shkrimet e Meros dhe ata të tjerët. Të shikojmë faktet, provat dhe çfarë është kjo organizatë të shërbim të Ramës.
Pjellë e një votimi antikushtetues me 69 vota të prokurorit të përgjithshëm. Mezi po pres, nuk do të ketë kurrë kërkesë nga Ilir Meta për mbylljen e procedurës. Ky do të jetë një proces që do të fitohet siç fitoj Presidenti Ilir Meta të gjitha proceset hetimore….", tha ai.