AKTUALITET, 6 Prill 2023, 19:40

Meta zbret në terren dhe nxjerr asfaltin e Veliajt: Tregon dëshpërimin e thellë të Rilindjes dhe tmerrin nga vota e ndëshkimit

Meta zbret në terren dhe nxjerr asfaltin e Veliajt: Tregon

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka zbritur në terren sot, kur na ndan një muaj nga zgjedhjet vendore.

Meta ka postuar një video i vendosur në rrugën "Besa" në kryeqytet, e saposhtruar me asfalt, ashtu si shumë rrugë të tjera së fundmi.

Për Metën kjo tregon dëshpërimin e thellë të Rilindjes dhe tmerrin nga vota e ndëshkimit. Ai evidenton se nuk ka as kanalizime, as trotuar dhe as transparencë, duke e quajtur vjedhje. 

"Sot në rrugën "Besa" në Tiranë, aty ku asfalti elektoral tregon dëshpërimin e thellë të Rilindjes dhe tmerrin nga vota e ndëshkimit të 14 Majit.
Bashkë Fitojmë!
#PartiaLirise #BashkeFitojme #Tirana #14Maj #NdryshimMeCdoCmim", deklaron Meta