TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryetari i Grupit Parlamentar të PS Taulant Balla dhe kryetarja e Bashkisë së Roskovecit Majlinda Bufi zhvilluan një takim me prodhuesit në Roskovec.
Në fjalën e tij Balla tha se në vitin 2013 ne eksportonim prodhime bujqësore vetëm 130 milion dollar, e mbyllem vitin 2022 gati me 560milion dollar ose fiks 4 herë më shumë, duhet të shkojmë më shumë.
“Në vitin 2013 ne eksportonim prodhime bujqësore vetëm 130 milion dollar, e mbyllem vitin 2022 gati me 560milion dollar ose fiks 4 herë më shumë, duhet të shkojmë më shumë. Po që të forcohet ky eksport duhet të forcoheni ju, na duhet një plan kombëtar për vaditjen në kushtet që shqiptarët dhe pastaj kryeqyteti i bujqësisë shqiptare flas këtu për qarkun Fier nuk ka më tokë pa punuar na duhet të investojmë qoftë tek Këneta e zezë, për të zëvendësuar këtë situatë kritike që kemi ne rezervuarin e Forias. Koha kur dilnin e bërtisnin gjithë që do hedh ‘domaten në kanal’, ‘do hedh kastravecin në kanal’ ka përfunduar. Ajo që na duhet ne këtu, dhe këtu Majlinda e ka pjesë të rëndësishme të mandatit të saj të ri që fillon në 14 Maj është një pikë përpunimi. Ajo është qershia mbi tortë e gjithë këtij procesi. E mblodhe domaten ka çmim shumë të ulët në tregun erorina, na duhet që atë domate ta përpunojmë, nxiti ta mbështeti, mbështeti, na përdor edhe neve dhe bashkia këtu ka një rol të rëndësishëm tek pjesa që lidhet me AZHBR, nuk duhet ti bëjnë këta letrat, letrat duhet t’i bësh ti. Këta duhet të punojnë tokën, ju keni vetëm këtë detyrë, detyrat e tjera do ti bëjmë ne. Në Roskovec është punuar me seriozitet, është punuar kudo, a ka punë të pabëra akoma, patjetër që ka se po ti kishim mbyll të gjitha dhe të thonim i kemi mbaruar kjo nuk ndodh asgjëkund.
Por një rëndësi merr edhe anëtari i këshillit bashkiak i cili përfaqëson zonën dhe që unë jam shumë i kënaqur që të gjithë janë dakord që të jetë Rrapi i cili është një prej atyre shembujve që të kemi sa më shumë nisi vetë të ishte një fermer i vogël dhe pastaj u pa se bujqësia shqiptare nuk mund të zhvillohej nëse nuk mund të krijojmë tregje të tjera përveç këtij tregut tonë të vogël”, tha Balla.