TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Senatori i Shteteve të Bashkuara nga Montana Steve Daines po viziton Shqipërinë këtë javë si pjesë e një turi rajonal të fokusuar te stabiliteti, siguria energjetike dhe konflikti në zhvillim në Ukrainë.
Ambasada e SHBA në vendin tonë ka publikuar agjendën e zyrtarit të lartë amerikan, ku Daines do të vizitojë edhe Bazën Ajrore të Kuçovës.
“Senatori Daines do vizitojë gjithashtu Bazën Ajrore të Kuçovës e cila do të marrë mbi 58 milion dollarë fonde nga NATO për të modernizuar bazën për të mbështetur transportin ajror të NATO-s, logjistikën, policimin ajror dhe trajnimin”, thuhet në njoftimin e ambasadës.
Gjatë vizitës së tij në Shqipëri, ai do të takohet me Ambasadoren Yuri Kim, Kryeministrin Rama, Presidentin Bajram Begaj, Ministren e Jashtme Olta Xhaçka dhe udhëheqës të tjerë politikë.
Senatori Daines shërben në Komitetin e Financave të Senatit, Komitetin për Çështjet Bankare, Strehimin dhe Çështjet Urbane, Komitetin e Energjisë dhe Burimeve Natyrore dhe Komitetin e Senatit për Çështjet Indiane.