AKTUALITET, 6 Prill 2023, 18:07

“Bashkia e Durrësit po përdoret si pronë”, Cara: Betejën nuk e kam me Sakon

“Bashkia e Durrësit po përdoret si pronë”, Cara:

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Durrësit, Igli Cara tha se betejën nuk e ka me Emiriana Sakon por me Vangjush Dakon. Gjatë një interviste për Abc News ai tha se duhet të ndryshojë filozofia e trajtimit të bashkisë dhe jo sikur të jetë një pronë e kryetarit.

“Së pari, betejën se kam thjesht me Sakon por dhe me Dakon, jo personalisht por për filozofinë e drejtimit të bashkisë së Durrësit. Bashkia ka kohë që drejtohet sikur ta kenë pronë të tyren. E trajtojnë sikur e kanë të veten. Filozofia është të mos e trajtosh si ta kesh pronë por ta kthesh në shërbim të qytetarëve. Pronarët e vërtetë janë qytetarët.

Ditën që ata votojnë është dita që ata të firmosin je apo jo administrator i tyre por nuk je pronar i tyre. Në këto 16 vite të Dakos dhe 4 vite të Sakos, ku duket që është përsëri Dako mbrapa, është e njëjta filozofi. Vetëm një grup njerëzish që marrin përfitime, investime pa kriter.“, tha ai.