TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka pranuar sot kërkesën nga pala mbrojtëse për gjykim të shkurtuar për ish-ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu në lidhje me çështjen “Gërdeci”.
GJKKO vendosi sot në seancë paraprake që të kalojë për gjykim dosjen penale ndaj ish-ministrit Mediu, i cili është marrë i pandehur për dy vepra penale.
Mediu akuzohet për shpërdorim detyre dhe shpërdorim detyre kryer në bashkëpunim në kuadrin ushtarak komandues.
Në seancën e sotme paraprake u vendos që të pranohet kërkesa e SPAK për të shqyrtuar dosjen penale ndaj Mediut, çka do të thotë që do të nisë gjykimi në themel.
Seanca e radhës është caktuar më 24 prill.