TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka një dallim mes modelit që ofron ‘Rilindja’ dhe atij të koalicionit “Bashkë Fitojmë”. Në një reagim në ‘Facebook’ Meta thekson se opozita ofron raportin e transparencës, ndërsa sjell shembullin e bashkisë së Shkodrës me kryebashkiak Bardh Spahinë.
“Ka një dallim shumë të madh midis modelit tonë dhe të "Rilindjes". Është raporti me transparencën. Vetëm Bashkia e Shkodrës dhe Kryebashkiaku i saj z.Bardh Spahia i kanë publikuar të gjitha vendimet që kanë marrë, ndërsa Bashkitë moniste kanë zero transparencë.
Modeli ynë është transparenca, ulja e taksave, gjithëpërfshirja dhe vendimmarrja në shërbim të qytetarëve.
Prandaj do të fitojmë pa diskutim në Shkodër dhe në të gjithë Shqipërinë më 14 Maj.
Bashkë????Fitojmë!✌️????????
#PartiaLirise #BashkeFitojme #Shkoder #14Maj #NdryshimMeCdoCmim” shkruan Meta.