TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ministrja e Energjetikës dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, ka reaguar pasi në Kuvend u ndërpre energjia elektrike ndërsa ajo po fliste për çmimin e saj.
Balluku ka marrë fjalën nga foltorja, duke u shprehur se nuk ka pasur asnjë defekt në lidhje me furnizimin me energji elektrike por ka qenë një problem teknik.
“Nuk ka pasur asnjë defekt. Të dy fiderat kanë qenë në punë dhe linja e furnizimit nuk ka asnjë problem. Siç do sallë mund të ketë problematika teknike dhe kjo nuk është arsye për të pasur këtë gëzim”, tha Balluku.