TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Itali ditën e sotme. Sipas asaj një shkruajnë mediet italiane, një 24-vjeçar ka vrarë nënën e tij.
Ansa shkruan se një grua 58-vjeçare u godit me shqelma dhe grushte nga djali i saj në kulmin e një mosmarrëveshjeje mëngjesin e sotëm. Si pasojë e goditjeve, gruaja ka ndërruar jetë.
Ka qenë vetë 24-vjeçari që ka telefonuar karabinierët dhe ka pranuar krimin.
Në vendin e ngjarjes ndodhen Karabinierët dhe Njësia e Ndihmës Shkencore e Komandës së Provincës Monza.
Nënë e bir jetonin së bashku, ndërsa sipas dëshmisë së disa fqinjëve burri i 58-vjeçaresh kishte vdekur prej kohësh.
I riu ndodhet në paraburgim dhe pritet të merret në pyetje nga hetuesit.