AKTUALITET, 21 Prill 2022, 16:20

EMRI/ Tentoi t’i shpëtonte policisë, por aksidentoi një person dhe përplasi një makinë, arrestohet 30-vjeçari në Tiranë

EMRI/ Tentoi t’i shpëtonte policisë, por aksidentoi një

Është vënë në prangat e policisë Denis Shima, i cili pasi nuk iu bind urdhrit të efektivëve për të ndaluar, aksidentoi një person për përplasi një automjet.

Ditën e sotme, në bulevardin “Gjergj Fishta”, policia ka konstatuar 30-vjeçarin teksa duke drejtuar mjetin e tij nuk rregullonte shpejtësinë në zonat e banuara dhe përdorte celularin. Menjëherë, shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të mjetit, drejtuesi i të cilit, gjatë tentativës për t’u larguar, ka aksidentuar shtetasin D. B., 61 vjeç, në afërsi të shkollës “Vasil Shanto”, dhe më pas, në rrugën “Sulejman Delvina”, ka përplasur një mjet tip taksi dhe është larguar.

Në afërsi të ish-sheshit “Shqiponja”, shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur ndalimin e automjetit, drejtuesi i të cilit, pas testit të alkoolit, ka rezultuar në gjendje të dehur.

Në vijim të veprimeve u arrestua në flagrancë shtetasi Denis Shima, 30 vjeç, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, “Largimi nga vendi i aksidentit”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Kundështimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.