TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Evi Kokalari ka reaguar në postimin e ambasadores së SHBA-ve në Shqipëri lidhur me shtyrjen që Sali Berisha i bëri në Parlament kreut të Grupit Parlamentar, Enkelejd Alibeaj.
Kokalari i thotë të mos përfshihet dhe se nuk është puna e ambasadores Yuri Kim se çfarë bëhet në Parlament.
“Boll u përfshive. Nuk është puna jote se çfarë bëjnë ata në Parlament”, shkruan Kokalari.
Ambasadorja Yuri Kim reagoi pas incidentit që ndodhi në Kuvend, mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe kreut të grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeajt.
“Ditët e sulmit ndaj ndërtesave, rrahjes ose largimit të të tjerëve nga podiumet, kërcënimit të atyre që thonë me të drejtë ‘JO!’, akuzimit të të tjerëve për veprat e këqija që ke bërë vetë, shtrembërimit të shtetit të së drejtës, mbështetjes te pandëshkueshmëria- ato ditë i përkasin një të shkuare që duhet të mos përsëritet”, shkruante Kim në “Twitter”.