TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka bërë akuza të forta ndaj kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha.
“Një njeri që e shikon partinë si plaçkë nuk mund të ketë një qasje tjetër. Se po të ishte ndryshe do të kishte bërë primaret që kishte premtuar. Kështu është kur gënjen gjatë gjithë kohës, vjen një ditë që bëhesh qesharak dhe kthehesh në meme. Çështjet në demokraci zgjidhen vetëm me votë dhe vetëm me dorëheqje!
Jap dorëheqjen nga këshillat miqësore dhe shoqërore për Lulzim Bashën. Atij nuk i ka ngelur me asnjë gram moral. Rilindja nuk është vetem mavi, por është edhe blu. Në themel të saj qëndron gënjeshtra.
Nuk bëhen zgjedhje në Partinë Demokratike sepse Lulzim Basha nuk mund të rrije në të njëjtin sallë me zotin Berisha, e di që është i humbur. Zoti Basha nuk mund të rrije në një sallë sepse ai vetëm gënjen. Rilindja nuk është vetëm mavi, por tashmë edhe blu, gënje, gënje, gënje” – tha Meta në News 24.