TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Presidenti Ilir Meta ka diskutuar me Drejtoren Ekzekutive të Qendra “Konsumatori Shqiptar”, lidhur me problematikën e krijuar për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura të konsumatorëve.
Sipas kreut të shtetit, “vendimet jo transparente dhe abuzuese të institucioneve financiare jo banka, po shkaktojnë një tronditje të rëndë ekonomike, sociale dhe psikologjike, duke cënuar cilësinë e jetës së shumë familjeve shqiptare”.
Në një postim në rrjetet sociale, kreu i shtetit thotë se “do të ndërmarr të gjitha nismat e duhura, në bashkëpunim me Bankën Qendrore dhe institucionet e niveleve të tjera, në respekt dhe mbrojtje të interesave të qytetarëve, për të arritur një zgjidhje të qëndrueshme dhe të arsyeshme, gjithmonë në interesin e konsumatorëve shqiptarë”.
REAGIMI I PRESIDENTIT META
Prita sot në takim Drejtoren Ekzekutive të Qendra “Konsumatori Shqiptar”, Prof. As. Dr. Ersida Teliti, për të ndarë disa vlerësime lidhur me shqetësimin e bërë publik, për vendimet jo transparente dhe abuzuese të institucioneve financiare jo banka, për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura të konsumatorëve.
Zonja Teliti më njohu më konkretisht me veprimet e parregullta të ndërmarra, në mungesë të plotë të transparencës dhe dijenisë për këto detyrime financiare, që po shkaktojnë një tronditje të rëndë ekonomike, sociale dhe psikologjike, duke cënuar cilësinë e jetës së shumë familjeve shqiptare.
E sigurova se do të ndërmarr të gjitha nismat e duhura, në bashkëpunim me Bankën Qendrore dhe institucionet e niveleve të tjera, në respekt dhe mbrojtje të interesave të qytetarëve, për të arritur një zgjidhje të qëndrueshme dhe të arsyeshme, gjithmonë në interesin e konsumatorëve shqiptarë.