AKTUALITET, 22 Shkurt 2022, 13:13

U akuzua nga PD, reagon kandidati i “Shtëpisë së Lirisë” për Lushnjën

U akuzua nga PD, reagon kandidati i “Shtëpisë së

Kandidati i Komisionit të Rithemelimit në Lushnje, Elton Bano, ka reaguar pasi Partia Demokratike i kërkoi KQZ-së verifikim të figurës së tij me pretendimin se ka fshehur një dënim në Britaninë e Madhe.

Ai shprehet se nuk ka qenë asnjëherë i dënuar në asnjë shtet ku ka qëndruar, ndërsa në Angli ka jetuar si emigrant me leje qëndrimi që i lejonte të vinte dhe shkonte deri në vitin 2010.

Reagimi i Elton Banos:

Unë, Elton Bano kandidat I koalicionit ‘’Shtëpia e Lirisë’’ për bashkinë Lushnje dua fillimisht të falenderoj çdo bashkëqytetar lushnjar, çdo përkrahës, të rinj dhe të reja, burra dhe gra qe I jeni bashkuar fushatës time në mënyrën më profesionale të mundshme.

E ndjej që sot për herë të parë të reagoj për një shpifje dhe baltën që po mundohen të hedhin mbi mua për të disatën herë radhazi.

Lushnja dhe bashkëqytetarët e mi më njohin dhe e dinë se mua nuk më përndjekë asnjë e shkuar e errët, e dinë se misioni politikë që kam ndërmarrë në të vërtetë është një mision për qytetin ku jam lindur dhe rritur, shkolloj fëmijët dhe bashkëjetoj më prindërit e mi tashmë në pension.

Pergjigja ime nuk i drejtohet as Gazrave të cilët vijnë ende aromë kimikatesh nga ato që sulmuan demokratët në 8 Janar e as personit që më pantallona të shkurtra në 20 Shkurt rrëzoi bustin e Enver Hoxhes. Unë i drejtohem të gjithë qytetarëve të ndershëm lushnjar, prindërve dhe fëmijëve te mi.

·         Deklaroj se nuk kam qenë kurrë i dënuar për asnjë vepër penale në asnjë nga shtetet ku kam qëndruar ndryshe nga kandidatët e Bravës.

·         Deklaroj se në Angli kam jetuar si çdo emigrant i këtij vendi dhe kam poseduar leje qëndrimi që më lejonte të shkoja e të vija deri në vitin 2010.

·         Deklaroj se të gjitha portalet gjobvënëse në posedim të krimit, qeverisë apo Bravës do marrin përgjigjen e merituar në 6 Mars e do përgjigjen para ligjit.

Tentativa juaj e pashpresë për të përbaltur emrin tim do të shkërmoqet ashtu si është shpërbërë kredibiliteti juaj tek qytetaret lushnjarë.

Ju bëj me dije dhe ju këshilloj që mijëra eurot të cilat i shpërdoroni duke krijuar filma mbi jetën time ti përdorni për kauza sociale e bamirësie.

Pavarësisht çdo tentative të bërë deri tani, pavarësisht dëshirës tuaj të dëshpëruar për të penguar fushatën tonë model, të pastër, të ndershme duke trokitur derë më derë, dukë u ulur përkrahë qytetarëve të cilët nuk kanë nguruar të na shohin dritë shprese dhe ndryshimi, pavarësisht çdo gjëje të keqe që po planifikoni në dëshpërim e sipër nga humbja e thellë, unë nuk mund të lejoj të luhet pisët me emrin tim nga disa të pafe që politikën nuk e shohin si diçka tjetër veçse zhvatje e popullit shqiptarë dhe përfitime personale.

Sulmi politik I sotëm për mua është një sulm personal që padyshim do ndiqet në rrugë ligjore për shpifje dhe prishje imazhi parashikuar nga neni 120/2 i Kodit Penal.

Përgjigjen sot po e jap për personin më të rëndësishëm në jetën time, që sot e kam larg vetes në vendin ku po kurohet që ju po prapë nuk hezituat ta përdornit për shpifjet tuaja.

Zemra e babit, sa gjysmën e guximit dhe forcës tënde të kishin këta mjeranë Lushnja dhe Shqipëria nuk do ishin në këto kushte.