AKTUALITET, 22 Shkurt 2022, 13:22

Tentativa e grabitjes së bankës në Tiranë, policia: Po kryheshin gërmime, do të përdornin tunele

Tentativa e grabitjes së bankës në Tiranë, policia: Po

Policia e Tiranës ka zbardhur skemën sesi është tentuar të grabitej një bankë e nivelit të dytë në një nga zonat më të populluar të Tiranës, në bulevardin “Zogu I”.

Sipas policisë personat do të përdornin tunele të nëndheshme me qëllim depërtimin në ambientet e brendshme të bankës.

Sipas Policisë janë duke kryer hetime të thelluara me qëllim identifikimin, kapjen e autorëve dhe vënien e tyre para përgjegjësisë.

“Shërbimet e Policisë, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, se në bulevardin “Zogu I” po kryheshin gërmime, duke përdorur tunele të nëndheshme, me qëllim depërtimin në ambientet e brendshme të një banke të nivelit të dytë, falë reagimit të menjëhershëm, kanë bërë të mundur parandalimin e vjedhjes në bankë”, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë.

Kujtojmë që një ditë më parë në këtë zonë, brenda një pusete u gjet një armë zjarri, e cila dyshohet se mund të përdorej nga autorët për grabitjen e bankës.

Njoftimi i policisë:

Tiranë

Falë reagimit të Policisë, parandalohet tentativa për vjedhje në një bankë të nivelit të dytë, duke përdorur tunele të nëndheshme.

Shërbimet e Policisë, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, se në bulevardin “Zogu I” po kryheshin gërmime, duke përdorur tunele të nëndheshme, me qëllim depërtimin në ambientet e brendshme të një banke të nivelit të dytë, falë reagimit të menjëhershëm, kanë bërë të mundur parandalimin e vjedhjes në bankë.

Shërbimet e Policisë janë duke kryer hetime të thelluara me qëllim identifikimin, kapjen e autorëve dhe vënien e tyre para përgjegjësisë.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprën penale “Vjedhja e bankave dhe arkave të kursimit” kryer në bashkëpunim.