AKTUALITET, 29 Mars 2025, 18:48

“Meta na mban me humor”, Haxhinasto: Komunikojmë vazhdimisht me letra, i motivuar dhe pse në qeli

“Meta na mban me humor”, Haxhinasto: Komunikojmë vazhdimisht me

Edmond Haxhinasto, kreu i Komitetit Drejtues Kombëtar në Partinë e Lirisë dhe njëkohësisht kandidat për deputet në listën e mbyllur të Elbasanit, është shprehur se Ilir Meta, i cili ndodhet në burg, zgjodhi vetë të garojë më 11 maj në listat e hapura.

Ai tha se vendimin Meta e mori në kundërshtim me vendimin e Kryesisë së partisë.

Haxhinasto ka sqaruar se kjo ka qenë një vendim kategorik i Metës, i cili për një çështje të tillë më parë ka hyrë edhe në grevë urie.

“Që në 2008 Meta ishte kundër listave të mbyllura, ishte një bindje e tij personale, hyri në grevë urie për këtë punë. Kandidimi me lista të hapura e shëndosh demokracinë e bën përfaqësimin më të drejtpërdrejtë. Ne si kryesi morëm vendimin që Meta të ishte në listën e mbyllur për shkak të kushteve ku ndodhet, por ai në mënyrë kategorike vendosi të kundërtën”, tha Haxhinasto.

Ai ka sqaruar se me kreun e PL ka një komunikim të vazhdueshëm, shpesh edhe me letra. Sipas tij, qenia i izoluar e ka bërë Metën të shohë shumë gjëra që në dinamikën e jetës së përditshme politike nuk do të viheshin re dhe do të anashkaloheshin.

Ai tha se prezenca e tij në terren do të ishte një frymëzim i jashtëzakonshëm për strukturat dhe qytetarët që duan ndryshimin, por e vërteta është që pavarësisht kushteve të izolimit shumë të rrepta, ka arritur të drejtojë partinë me sukses, të përcjellë direktivat në strukturat e partisë, të vendose një standard shumë të lartë moral duke qenë në listat e hapura.

"Shumë qytetarë janë frymëzuar nga akti i tij, që vjen nga bindja që nuk duhet bunkerizim, por duhet të merret mbështetja e drejtpërdrejt nga qytetarët. Që në 2008 Meta ishte kundër listave të mbyllura, ishte një bindje e tij personale, hyri në grevë urie për këtë punë. Kandidimi me lista të hapura e shëndosh demokracinë e bën përfaqësimin më të drejtpërdrejtë. Ne si kryesi morëm vendimin që Meta të ishte në listën e mbyllur për shkak të kushteve ku ndodhet, por ai në mënyrë kategorike vendosi të kundërtën. Kjo na motivon të punojmë që në listën e Tiranës ai të jetë personi më i votuar", tha Haxhinasto.

Ai foli dhe për takimet dhe komunikimin me Metën

"E kam takuar zotin Meta, kam folur disa herë në telefon kemi shkëmbyer disa herë letra. Jemi në komunikim të vazhdueshëm. Më bën përshtypje morali i tij i lartë na mban me humor edhe ne të tjerëve. Është shumë i motivuar për të realizuar kauzat madhore që kemi, që nga zhvillimi ekonomik, ndalimi i shpopullimit etj. Meta vlerëson mundësinë për t’i parë gjerat nga një këndvështrim i ri, dalja nga vorbulla ndaj ka një pamje nga lart të gjërave. Është e nevojshëm edhe një qajse e tillë për të parë shumë gjëra që humbasin në dinamikën e përditshmërisë", tha ai.