AKTUALITET, 1 Prill 2022, 08:36

Merr fund misteri i arratisjes/ Policia e Shtetit sqaron: Alqi Bllako është në Drejtorinë e Policisë së Tiranës

Merr fund misteri i arratisjes/ Policia e Shtetit sqaron: Alqi Bllako

Mbas shumë pikëpyetjesh dhe misteresh mbi vendndodhjen e ish-deputetit socialist Alqi Bllako, ka ardhur reagimi i Policisë së Shtetit.

Blutë sqarojnë  Policia sqaron se  Bllako është vetëdorëzuar konform detyrimit ligjor për zbatimin e masës së sigurisë  “Arrest në burg”, lëshuar dje nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe aktualisht ndodhet në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë që prej mbrëmjes së djeshme.

“Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, informon publikun se përkundër disa lajmeve të rreme mbi arratisjen e shtetasit Alqi Bllako, ky shtetas ndodhet në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë që prej mbrëmjes së djeshme.

Sqarojmë se shtetasi Alqi Bllako është vetëdorëzuar konform detyrimit ligjor për zbatimin e masës së sigurisë “Arrest në burg”, lëshuar dje nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, njofton policia. 

Mbrëmë pati një sërë aludimesh se Bllako mund të ishte arratisur jashtë vendit, sa kohë që nga policia nuk kishte asnjë raportim zyrtar.

Mbrëmja e djeshme u shoqërua me shumë aludime për mundësinë e arratisjes së ish-deputetit Bllako.

Situata është bërë akoma edhe më dyshuese pas një fotoje të publikuar në rrjetet sociale nga avokati i tij Sokol Hazizaj. Hazizaj ka postuar një foto në rrjetin social Instagram të cilën e mbishkruante me fjalët: “Ciao përqafime”.