AKTUALITET, 31 Mars 2022, 21:37

Automjeti del nga rruga në Mallakastër, plagosen dy persona

Automjeti del nga rruga në Mallakastër, plagosen dy persona

Një automjet tip rulot ka dal nga rruga në afërsi të fshatit Poçem në Mallekastër dhe për pasojë janë dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjerja, kjo e fundit banuese në Skoci.

Mallakastër/ Informacion paraprak

Sot rreth orës 20:00, në Poçem, Mallakastër, shtetasi D. M., 34 vjeç, banues në Skoci, duke drejtuar automjetin tip rulot, ka dalë nga rruga dhe për pasojë është dëmtuar shtetasi D. M dhe pasagjerja, shtetasja G. T., 26 vjeçe, banuese në Skoci, të cilët ndodhen në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve, për momentin jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të daljes nga rruga.