AKTUALITET, 31 Mars 2022, 23:37

"Gazetarët u paguan, është dramatike"/ Mentor Kikia: Inceneratorët zbuluan korruptimin e medias!

"Gazetarët u paguan, është dramatike"/ Mentor Kikia:
Mentor Kikia në TPZ

Gazetari Mentor Kikia, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka folur për aferën e inceneratorëve dhe një aspekt tjetër të kësaj afere, kapjen e mediave dhe gazetarëve.  

Kikia tha se shumë televizone dhe gazeta u paguan nga paratë e inceneratorëve në mënyrë që të mbyllnin gojën. 

"Inceneratorët zbuluan, që përveç korrupsionit të qeverisë, zbuluan korrupsionin e medias. U zbuluan faktet që gazetarë të ndryshëm, dhe mbi të gjitha redaksi televizionesh dhe gazetash, merrnin para nga inceneratorët pa asnjë lloj shërbimi.

Ishin financime për të mbyllur gojën. Tronditën pushtetin e medias Kjo është dramatike", tha Kikia.