AKTUALITET, 31 Mars 2022, 22:22

"Nuk ngrihet një kala pa murosur dikë brenda"/ Arjan Çani: Partia Demokratike duhet të shqyhet, jo të hapet!

"Nuk ngrihet një kala pa murosur dikë brenda"/ Arjan
Arjan Çani

Arjan Çani, ishte i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ku foli për ngjarjet në Partinë Demokratike, ngërçin që vijon të ketë kjo parti dhe nevojën për t'u hapur. 

"Partia Demokratike duhet të shqyehet dhe jo të hapet. Vetëm ambicia dhe rivaliteti brenda nje grupi, një sekti… Duhet të shfaqen ambiciet.

Unë them raste në Europë, ka patur parti të djathta, që i ngjan deri në njëfarë pike historisë në PD. Rasti i të djathtëve në Greqi. E mban mend një tip që quhej Samaras? Ai u bë edhe kryeministër. Ai u përjashtua nga partia. Nuk ngrihet një kala pa murosur një njeri atje brenda. Kjo duhet të jetë busulla e çdo analisti. Analiza që është për të qarë hallin, thonë naivitet dhe budallëqe. Nuk besoj te hapja por te rikthimet. Samaras u rikthye në një moment, kur shefi i asaj kohe kishte nevojë për të. Është lojë interesash.

Çani tha se lufta që Berisha po bën sot, është jetike për të dhe dinjitetin e tij. 

"Berisha e ka jetike për veten, për emrin, për partinë që ka krijuar, që të lobojë me të gjithë fuqitë e veta të lobojë. Blinken dhe kompani janë njerëz të Soros, kjo dihet botërisht.

Në të tilla raste, duhet të kesh mbrojtjen tënde. Do të mjaftohet vetëm me Zeldin, apo një njeri nga republikanët, apo Evi Kokalarin, që është vetë në kërkim të një karriere në politikë?

Doktori e ka jetike. E keqja hiqet me të keqe dhe me dreq", tha Çani.