AKTUALITET, 31 Mars 2022, 22:36

GJKKO lë në burg Pëllumb Abeshin/ Firmosi bashkë me Kokën dhe Bllakon për inceneratorët, momenti kur ish-zyrtari shoqërohet në policinë e Tiranës (FOTO)

GJKKO lë në burg Pëllumb Abeshin/ Firmosi bashkë me

Gjykata Kundër Krimit dhe Korrupsionit të Organizuar (GJKKO) ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për Pëllumb Abeshi një prej zyrtarëve të akuzuar nga SPAK si të përfshirë në skemën e Inceneratorit të Fierit.

Pamjet që shihni vijnë nga Drejtoria e Policisë së Tiranës, ku shihen disa prej të arrestuarve për inceneratorët, që shoqërohen në ambientet e policisë.

LSA ka publikuar disa foto, ku shihet Pëllumb Abeshi, një prej zyrtarëve të akuzuar nga SPAK si i përfshirë në skemën e Inceneratorit të Fierit dhe të Elbasanit.

Kujtojmë se ditën e sotme Gjykata Kundër Krimit dhe Korrupsionit të Organizuar caktoi për të masën ‘arrest me burg’. E njëjta masë u caktua edhe për Bardhul Çabirin, ndërsa për Serafin Papën është caktuar ‘arrest shtëpie’.

Ish-kryetari i Komisionit, Abeshi akuzohet se ka firmosur bashkë me ish-ministrin Lefter Koka dhe ish-deputetin e PS-së, Alqi Bllakon disa dokumente, duke falsifikuar, për tjetërsimin e pronës për ndërtimin e inceneratorit të Fierit.

GJKKO lë në burg Pëllumb Abeshin/ Firmosi bashkë me

GJKKO lë në burg Pëllumb Abeshin/ Firmosi bashkë me

GJKKO lë në burg Pëllumb Abeshin/ Firmosi bashkë me