AKTUALITET, 31 Mars 2022, 21:39

Floriana Garo: Unë jam drejtore e komunikimit në PD! Nuk e hoqëm Patrikun nga puna, por e hoqëm nga Whatsapp

Floriana Garo: Unë jam drejtore e komunikimit në PD! Nuk e hoqëm
Floriana Garo

Floriana Garo, ka qenë e ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ku ka deklaruar se tashmë ajo është drejtore e komunikimit të Partisë Demokratike. 

E pyetur nëse ka hequr nga puna Patrik Sadikajn, që punonte te zyra e shtypit, Garo tha se nuk e kanë hequr nga puna, por e kanë larguar vetëm nga grupi i Whatsapp.

Pjesë nga biseda:

Ylli Rakipi: Pra zonja Garo ju jeni drejtore e Komunikimit në PD? 

Floriana Garo: Po. Zyra e shtypit është funksionale. Po e bëjmë punën tonë edhe në kushte të vështira.

Ylli Rakipi: Thonë që ke hequr nga puna Patrikun.

Floriana Garo: Askush nuk është hequr nga puna. Askush nuk ka lëvizur. Nuk ka patur ndryshime të këtij lloji. Janë bërë disa ndryshime në grupin e mediave, që është grup privat. Është larguar nga administrator i grupit të Whatsapp.

Ylli Rakipi: Pse Patriku e kontrollonte këtë Whatsappin?

Floriana Garo: Në media kam dalë shumë e egër. Thjesht pres ti gjejmë në punë, në seli, në zyrë, ata njerëz që kanë qenë të angazhuar.

Ylli Rakipi: Pra Patriku do të kthehet, por nuk komandon më Whatsappin?

Floriana Garo: Po.

Ylli Rakipi: Rrogë ka për të komanduar Whatsapp-in?

Floriana Garo: Do të habiteshe po ta dije…