TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në mediat shqiptare ka shpërthyer "bomba" se ish deputeti Alqi Bllako, që kërkohet të arrestohet nga SPAK, nuk është në qelitë e paraburgimit, por mund të jetë arratisur.
Asnjë zyrtar i policisë nuk ka bërë ende një reagim.
Gazetarja Anduena Llabani ka kontaktuar me avokatin e Bllakos, Sokol Hazizaj, i cili deklaron se nuk e di ku ndodhet klienti i tij.
Avokati kishte postuar edhe një fotografi nga dritarja e një avioni, që u interpretua si një postim ironik.
"Avokati Hazizaj e ka postuar foton e avionit njëlloj siç bëri kur u largua zoti Adriatik Llalla, sepse edhe atë e ka patur klient.
Avokati deklaron se nuk ka dijeni se ku ndodhet zoti Bllako. Është e njëjta mbrojtje që ai ka bërë me zotin Llalla", tha gazetarja Anduena Llabani në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV.
