AKTUALITET, 8 Nëntor 2022, 10:01

Merr flakë një kamion tek ‘Pallati me Shigjeta’

Merr flakë një kamion tek ‘Pallati me Shigjeta’

Përfshihet nga flakët një kamion pranë mbikalimit tek ‘Pallati me Shigjeta’, në zonën e Unazës së re në Tiranë.

Sipas dëshmitarëve, flakët kanë përfshirë kabinën e kamionit.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe qarkullimi ka pësuar vështirësi në zonë.

Blutë në njoftimin zyrtar bënë me dije se paraprakisht dyshohet që zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet.

Tiranë/Informacion paraprak

Me datë 08.11.2022, në afërsi të nënkalimit te Fabrika e Miellit, ka marrë flakë në lëvizje e sipër dhe është djegur pjesërisht mjeti tip kamion me drejtues shtetasin O. K.

Si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.