AKTUALITET, 7 Nëntor 2022, 19:38

Alimehmeti: Do ta uroja Erion Veliajn nëse fitonte me garë të ndershme

Alimehmeti: Do ta uroja Erion Veliajn nëse fitonte me garë të

Kandidati në primaret e PD, Ilir Alimehmeti, ka thënë se do ta uronte Erion Veliaj nëse ai fiton zgjedhjet në Tiranë në një garë të ndershme.

“Nëse gara do jetë e ndershme, e plotë, e saktë, unë i përkas një mentaliteti shumë të qartë të djathtë që respektoj lirinë dhe të drejtën e zgjedhësit dhe vendimarrësit, patjetër këtu nuk kemi diskutim. Me kusht që të kemi siguri dhe garë të drejtë.”, tha mjeku Alimehmeti gjatë një interviste për Abc.